S’ka pengesa kufitare në mes Shqipërisë e Kosovës

Qytetarët mes Kosovës dhe Shqipërisë, mund të lëvizin lirshëm pa teste PCR, përkundër masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

E vetmja çfarë qytetarët duhet të bëjnë është kontroll rutinor mjekësore në kufi, kanë thënë për Top Channel, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Faik Hoti tregon se kjo është bërë për shkak të bashkëpunimit mes vendeve. Megjithatë, nëse në të ardhmen shtetet e rajonit u kërkojnë kosovarëve testin PCR, atëherë Hoti tregon se vlen parimi i reciprocitetit.

Ndërsa këto teste u kërkohen qytetarëve nga vendet e tjera me risk të lartë të Covid 19.

Kosova aktualisht ka mbi 10 mijë të infektuar me Covid 19. Si vendi i fundit që pranoi vaksinat, deri tani ka vaksinuar mbi katër mijë anëtar të stafit shëndetësor, derisa gjatë së enjtes ka filluar vaksinimin e personave mbi moshën 80-vjeçare.