Rita Ora uron Marc Jacobs me rastin e ditëlindjes

Dizjaneri i njohur i modës Marc Jacobs sot feston ditëlindjen.

Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret më me stil në “Hollywood”.

Ajo është një femër mjaft kreative si me prurjet e reja në muzikë e po ashtu edhe në mënyrën se si e shpreh veten në paraqitjet e saja plot stil.

Rita ka bërë bashkëpunime të ndryshme me shumë nga kreatorët më të njohur në botë, kështu edhe duke krijuar shoqëri me ta përmes personalitetit të ëmbël të këngëtares.

Së fundmi ajo i ka uruar ditëlindjen dizajnerit të njohur botëror i cili e ka emëruar markën e tij me emrin dhe mbiemrin personal, Marc Jacobs.

Përmes një Instastory Rita uroi kreatorin e njohur duke e quajtur atë një ikonë të modës.