Barcelona udhëton pothuajse me ‘ekip të plotë’ për në Madrid

Një ditë përpara ndeshjes ndaj Real Madrid, skuadra e Barcelona ka bërë publikimin e lojtarëve për ndeshjen e Klasikes.

Blaugranët kanë marrë lajme shumë të mira një ditë përpara udhëtimit, pasi është rikthyer në listën e lojtarëve të ftuar edhe Gerard Pique, i cili mendohej se nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Përpos tij, Ronald Koeman ka ftuar edhe Sergi Roberton, i cili ka marrë dritën e gjelbër dhe është i gatshëm për t’u rikthyer, transmeton lajmi.net.

Ilaix Moriba dhe Arnau Tenas janë ftuar nga ekipi B dhe kjo do të jetë ‘El Clasico’ i parë për ta. Mungesat e vetme për Barcelonën janë: Ansu Fati dhe Coutinho (të cilët veçse kanë humbur sezonin).

Ndeshja e cila zhvillohet nesër (e shtunë), fillon nga ora 21:00.

Image