Friday, November 22, 2024
Home IN Çfarë të veshim këtyre ditëve, frymëzuar nga vajzat e famshme

Çfarë të veshim këtyre ditëve, frymëzuar nga vajzat e famshme

Mund të themi pa frikë se gardëroba jonë është në tranzicion për momentin. Kombinimet e përditshme janë diçka mes fundit të dimrit dhe fillimit të pranverës

Blerjet e reja hera herës na bëjnë konfuzë, prandaj kemi nevojë për disa modele të qarta, shkruan Who What Wear.

Çfarë mund të veshim gjatë këtyre ditëve për t’u dukur stil dhe komodë në të njëjtën kohë?

Gigi Hadid, Rihanna, Kate Holmes, etj, mund t’ju frymëzojnë!

1. Hailey Bieber

Kthehemi në trendin e thjeshtë të viteve ’90-të. Xhinse blu, kanotiere e bardhë, këpucë dhe një xhaketë e gjatë lëkure.

2. Rihanna

Rihanna për guximtaret! Set tutash (ose jo) në ngjyra të hapura dhe po, mund t’i vishni me taka!

3. Gigi Hadid

Gigi e di që gjithë vëmendja e veshjeve të pranverës është tek elementi më i dukshëm. Pardesyja!

4. Kendall Jenner

Sa herë Kendall del rrugëve, njerëzit mbajnë shënime. Gjithçka që ju duhet për këtë veshje është një jelek, një këmishë e bardhë dhe pantallona serioze.

5. Katie Holmes

Stili i përditshëm e Katie-s është i adhurueshëm. Ka diçka kaq elegante brenda veshjeve rastësore të aktores. Ndoshta duhet të blini një pardesy!