Cima ka ndërruar jetë sot më 26 mars pas betejës me COVID-19.
Ka ndërruar jetë sot aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi apo i njohur për publikun si Cima.
Humoristi ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.
Disa javë më parë Cima ishte i ftuari special në emisionin e Robert Berishës “Robi plaket kur do vetë”, ku edhe i kishte kushtuar një këngë virusit vdekjeprurës i cili e ndau nga jeta sot.
Cima këndonte se COVIDI ishte i poshtër por se nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej.