Rey Manaj po kalon sezonin më të mirë në karrierën e tij, teksa është një nga sulmuesit më të vlerësuar në Turqi.
Pasi qëndroi gjashtë muaj pa klub, Manaj iu bashkua Sivassporit dhe kjo ka qenë zgjedhja e duhur, pasi te klubi turk po shkëlqen me gola e asistime.
Në 33 ndeshje zyrtare, Manaj ka shënuar 18 gola në kampionat dhe dy asistime si dhe katër gola të tjerë.
Por duket se largimi i tij në verë nga Sivasspor është i pashmangshëm duke marrë parasysh që shumë skuadra kanë shfaqur interesim për të.
Mediat në Turqi kanë raportuar se Sivasspor është gati ta lejoj largimin e yllit shqiptar vetëm nëse vije një ofertë mbi 10 milionë euro.
Besiktas mbetet skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e sulmuesit shqiptar, por klubi nga Stambolli nuk është i gatshëm të ofrojë 10 milionë euro para.
Gjithnjë sipas mediave në Turqi, Besiktas është gati të ofrojë dy futbollistë dhe një pjesë të parave për të arritur te Manaj, por pa cekur emrat e lojtarëve që do t’i ofrojë ose shumën e parave.
Gjithsesi e ardhmja e Manajt pritet të jetë larg Sivassporit me lojtarin që pritet të bëj një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.