Ismet Munishi me dy versione, ky është stili i tij i njohur për opinionin e futbollit!
Ismet Munishi nuk e ka problem për të lavdëruar ditën e për të sulmuar natën. Kështu jeton ai dhe i kënaqet zemra duke u krekosur me pallavrat e tij! Kështu nuk krijohet reputacioni z. Munishi duke rënë në kundërshtim me veten sepse edhe opinioni i futbollit e ka kuptuar llojin tënd të kritikave pa asnjë bazë.
Ismet Munishi uron Ballkanin për titullin e kampionit, uron Skënderbeun, uron Dritën e Gjilanit e kështu më radhë dhe u thoshte urime e kampion me meritë.
Paska harruar Ismet Munishi që i paska uruar këto ekipe dhe me plot zemër, tani na del një fytyrë tjetër e Ismet Munishit, ku thotë se titulli fitohet në tavoline?!
Dy versione të Ismet Munishit brenda një periudhe të shkurtër.
Cili është Ismet Munishi i vërtetë, ai që uronte klubet e sot ia mohon titujt që i kanë fituar me meritë apo ky Ismet Munishi i sotëm që po kritikon mu ata që iu thurte elozhe kur bëheshin kampion.
Retorika e Ismet Munishit ditën e më shumë po zbehet dhe po bëhen qesharake në opinionin sportiv.
Bile kur shkoj të Ferizaj tha se nuk ka më këtë klub, kur u largua e quajti sikur më shkua te Foqa në Itali!
Ismet Munishi nuk e ka problem më këtë lloj politike sportive sepse është rritur me këtë stil, ditën të lavdëron e natën të sulmon!
Paramendoni nesër të bëhet selektor i ndonjë kategorie të kombëtares së Kosovës, 100 për qind do të thoshte: Nuk kam njohur kryetar më të mirë se Agim Ademi..
Sa për karrierën si futbollit, kudo që ka shkuar, nuk ka pasur ndonjë karrierë të bujshme, ka ndërruar shumë klube e më pak ndeshje, pavarësisht kësaj ka qenë një lojtar i nivelit të Ligës së Kosovë apo pak më shumë por jo i rangut evropian.
Kritikat janë thelbësore pë zhvillim, por jo ata që i uronte dikur me zemër e sot i sulmon mu ata. Kjo nuk shkon z. Ismet Munishi. Ky është stili i Munishit, ata që i sulmon, pas një kohe i ledhaton e ata që i lavdëron i sulmon.