Burnley ka marrë një pikë të madhe në udhëtim te Manchester United, pasi ndeshja përfundoi baras 1-1.
Sigurisht që më meritori për këtë barazim të Burnleyt ka qenë portieri kosovar Arijanet Muric, që sërish ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme.
Muric ishte titullar si gjithnjë ndeshjet e fundit dhe shkëlqeu me nëntë pritje në Old Traford, duke marrë notën më të lartë nga skuadra e tij 8,6.
25-vjeçari ishte fantastik në këtë duel duke pritur nëntë gjuajtje në gol, derisa kishte edhe 42 pasime të sakta.
Reprezentuesi dardan edhe në këtë takim tregoi se është një nga portierët më në formë në dy muajt e fundit në Ligën Premier, prej kur filloi të ketë besimin e trajnerit Vincent Kompany.
Aro u vlerësua lartë nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve SofaScore, duke marrë notën 8,6 që ishte më e larta nga radhët e skuadrës së tij.