Presidenti i Federatës ????????⚽️, Agim Ademi ka përgëzuar suksesin e kombëtares U19:
‘Urime për vajzat e Kombëtares U19 ????????⚽️????????
Kombëtarja e Kosovës U19 avancon në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues.
Dardanet e reja patën paraqitje fantastike në kuadër të Grupit 3 në Ligën B në rrethin e dytë të kualifikimeve për Evropianin 2024, duke realizuar tri fitore.
Pas fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Luksemburgut, vashat e drejtuara nga Albina Rrahmani realizuan fitore edhe në ndeshjen e tretë dhe vendimtare kundër Izraelit, me rezultat 2:1, duke na bërë krenarë për këtë arritje.
Ky sukses dëshmon talentin e lojtareve tona, por edhe punën e mirë që ka bërë stafi i trajnereve për këtë cikël kualifikues.
Përgëzoj vajzat e Kombëtares dhe stafin e trajnereve për triumfin në Gjibraltar dhe i inkurajoj të vazhdojnë të punojnë me përkushtim drejt sukseseve të radhës. ‘