Monday, April 29, 2024
Home SPORT Mesazh urimi i presidentit Ademi për festën e Fitër Bajramit

Mesazh urimi i presidentit Ademi për festën e Fitër Bajramit

I nderuar komunitet i futbollit,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë të besimit islam!

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, sot festojmë Fitër Bajramin, andaj dua të përcjellë urimet më të mira për të gjithë Ju.

Festa e Fitër Bajramit është një kohë për t’u bashkuar me familjen dhe miqtë, për të shprehur urimet e falënderimet si dhe për të ndarë të mirat dhe gëzimin.

Në këtë festë, le të mbajmë në mendje vlerat e familjes e të solidaritetit me njëri-tjetrin, duke dhënë kontributin tonë për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë.

Me lutjen që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin e muajit të madhëruar të Ramazanit dhe të gjitha veprat tuaja të mira gjatë këtij muaji, kam kënaqësinë që në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së t’ju uroj Fitër Bajramin juve dhe familjeve tuaja.

Shëndet, begati e harmoni për të gjithë Ju!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së