Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka cilësuar të mrekullueshme fitoren e Kosovës U19 ndaj Austrisë U18, në Elite Round.
Ky është statusi i tij.
Posa ateruam në Yerevan erdhi lajmi i mrekullueshëm nga Sllovenia për fitoren e Kombëtares së Kosovës U19 në “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.
Me një fitore të shkëlqyeshme 1:0 kundër Austrisë, ekipi ynë i drejtuar nga Adil Maliqi tregoi talentin e jashtëzakonshëm dhe vendosmëri për sukses në fushën e lojës.
Me këtë fitore të madhe në nismë të kësaj faze, ata treguan se kjo gjeneratë e futbollistëve mund të arrijë edhe gjëra që duken të pamundshme!
Ju lumtë djelmosha dardanë, jeni burim krenarie për të gjithë ne! ✅️????????????⚽️