Kosova sot paraqitet për herë të parë me trajnerin Franco Foda, e nis ndaj Armenisë

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e parë për vitin 2024.

Kosova do të luaj një miqësore në udhëtim te Armenia.

Dardanët do t’ia bëjnë ‘sefte’ sot me përzgjedhësin e ri, Franco Foda, i cili u emërua muajin e kaluar si pasues i Primoz Gliha.

Kjo përballje është paraparë të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, me fillim nga ora 17:00.

Kjo nuk do të jetë përballja e vetme e verdh e kaltërve për muajin mars.

Katër ditë më vonë, luajnë një tjetër miqësore, kësaj radhe ndaj Hungarisë në Budapest.