Kryeqyteti shpall laureatët e Sportit për vitin 2023

Mbrëmjen e së premtes së 15 marsit komuna e Prishtinës shpalli laureatët e Sportit për vitin 2023.

“Kryeqyteti mbrëmë vlerësoi me çmime sportistët, shpresat dhe punonjësit sportivë në eventin “Laureatët 2023″”, njoftoi drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës Sibel Halimi në rrjetin e saj social Facebook.

Tutje, Halimi ka thënë se Prishtina është dalluar përherë me talentet dhe klubet e saj, ndaj siç thotë ajo, përkrahja institucionale nuk do të mungojë.

Gjithashtu edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar të gjithë sportistët dhe trajnerët e përkushtuar që kanë arritur suksese të jashtëzakonshme dhe kanë bërë krenar kryeqytetin.