Inaugurohet fusha e re në stadiumin e KF “Vjosa” në Shtime

Në një ceremoni të veçantë në prag të ndeshjes së javës së 17-të në Raiffeisen Ligën e Parë të Kosovës, ndërmjet Vjosës dhe Ulpianës, është bërë inaugurimi i fushës me bari artificial në stadiumin e qytetit në Shtime.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport, Albana Fazliu dhe përfaqësuesit e KF ‘Vjosa’, morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të fushës, duke shënuar kësisoj një kapitulli të ri për futbollin e këtij qyteti. Prerja e shiritit simbolizoi jo vetëm hapjen zyrtare të fushës së re, por edhe angazhimin e vazhdueshëm të FFK-së në përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në të gjithë vendin.