Ademi në regjionin e Gjilanit; Së bashku do të vazhdojmë ta çojmë futbollin në nivele më të larta

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot bashkë me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Ismajl Ajeti, vizituan Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit. Përmes një postimi në rrjete sociale, i pari i FFK-së ka thënë se në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ata diskutuan për avancimin e futbollit në këtë regjion, përmirësimin e infrastrukturës dhe organizimin më të mirë.

Postimi i plotë:

Sonte bashkë me anëtarin e KE të FFK-së, Ismajl Ajetin vizituam Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit, ku në një atmosferë të ngrohtë kaluam çaste shumë të mira dhe diskutuam për avancimin e këtij regjioni si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe organizimin sa më të mirë. Kryetari i LRFGj-së, Armend Misini dhe përfaqësuesit e klubeve shprehen mirënjohje dhe falënderime për kontributin tonë në zhvillimin e futbollit. Së bashku do të vazhdojmë ta çojmë futbollin në nivele më të larta në të gjitha regjionet.