Presidenti Agim Ademi po qëndron në Tokio në kuadër të Konferencës së FIFA-s, e ku po merr pjesë në seksione të ndara të punimeve të kësaj konference, ku me theks të veçantë është duke ndjekur punimet ku po trajtohet tema e kalimit të lojtarëve nga klubi në klub në nivelin vendor dhe ndërkombëtar në kuadër të FIFA Clearing House. Ky program i ri i FIFA-s ofron mundësinë e gjetjes së rrugës më të lehtë dhe më profitabile të klubeve dhe futbollistëve tanë si dhe mundësinë e njohjes së rregullave për transferimin e lojtarëve. Materiali i FIFA Clearing House do të jetë shumë shpejtë në duart e klubeve tona, në mënyrë që ta kenë sa më të qartë transferin e lojtarëve, pasi që Kosova tanimë ka hyrë në agjendat e klubeve të Evropës për të transferuar talentet nga futbolli kosovar dhe kjo i ndihmon klubet tona që të jenë sa më të përgatitura për këto transfere, qoftë edhe për të marrë futbollistë nga jashtë. Kjo lidhet edhe me rregullat e të drejtës, ku për këtë temë kreu i FFK-së bisedoi me Daniel Cravo Souza, gjyqtar i Gjykatës së arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe njohës i mirë i kësaj çështje dhe i akteve normative, në mënyrë që të bëhet një harmonizim i të gjitha konfederatave dhe federatave për të pasur ligje, rregullore dhe statute të unifikuara, siç e ka FIFA të harmonizuar me Konfederatat e saj anëtare. Cravo është edhe njohës i mirë i drejtësisë dhe ligjeve të shteteve, të cilat shpeshherë bien ndesh me statutet e federatave, raste këto që dëmtojnë sportin (me këtë rast futbollin) e tyre. Cravo tha se ekziston limiti i diferencës mes ligjeve të FIFA-s me ligjet shtetërore. Ai tha se duhet të ketë harmonizim për aq sa nuk ndërhyhet në statutin e FIFA-s dhe konfederatave anëtare. Presidenti Ademi dhe Daniel Cravo Souza u dakorduan që në kohën kur e sheh të nevojshme FFK, ai të vijë dhe të mbajë seminar me klubet e Kosovës.
Latest article
Mbështetja e plotë për Agim Ademin dhe rizgjedhjen e tij kreytar të FFK nga...
Si që është paraparë me 5 shkurt 2026 delegatët e Federatës të Futbollit të Kosovës në kuvendin e ri zgjedhor sipar rregullores dhe statutit...
UKSHFZ mbështet fuqishëm kandidaturën e Agim Ademit për një mandat të ri në krye...
Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), përmes një komunikate zyrtare, ka konfirmuar mbështetjen e plotë për kryetarin aktual të Federatës së...
Kualifikimet, vlera milionëshe dhe ëndrra Botëror – Ademi flet për vitin e artë të...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë të gjerë për KosovaPress ka folur për vitin 2025 si një nga...












