Te gjithe e dijme, jemi deshmitare se asnjeher, ne asnje periudhe, futbolli kosovare nuk ka qene më me prioritet per ti dhene hov zhvillimit te tije. Perkushtimin dhe vullnetin e nje stafi te pergatitur e me energji, duket se e kane hetuar edhe shefat e UEFA-se dhe FIFA-se, te cilet perveq projekteve qe i aprovojne perdite zhvillimit te futbollit ne vendin tone, duke treguar vemendjen e madhe per Kosoven si vend i talenteve, te dy shefat e futbollit si ai evropian edhe ai boterore kane vizituar zyrtarisht Prishtinen, pra FFK duke premtuar mbeshtetje te pakushtezuar.
E nje perpjekje te tille per zhvillim, sic duket nuk e ka hetuar vetem nje njeri, vetem z. Remzi Ejupi duket se ambientet e FFK-se, ato te Ministrise se Kultures e Sportit, e Kryeministria iu jane dukur “toalet”, te pakten keshtu iu eshte referuar ambienteve ku presidenti Ademi ka takuar z. Infantino, pikerisht pra Remzi Ejupi, njeriu qe dha doreheqje si kryetar i FC Prishtines vetem pasi qe e solli ne gjendje kur ne tribuna per te ia ndjekur ndeshjet nuk i shkonin as 200 veta.
Ejupi, i ftuar ne nje emision sportiv dite me pare, sic duket, nga deshperimi i madh qe nuk arriti ta kape Federaten e Futbollit te Kosoves, tani me nuk po din as se cfare po flet, kjo pasi qe “toalet” i ka quajtur edhe ambientet e FIFA-se ne Cyrih te Zvicres, ku presidenti i FFK-se, zakonisht takohet me presidentin e FIFA-se, z. Infantino.
Padyshim se delegatet por edhe KE duhet te ndihen krenare qe me shume mund e duke u shantazhuar ne forma te ndryshme, mbajten large futbollit njerez te cilet ambientet e nje institucioni te cilin pretendonin ta drejtonin, i quajne “toalet”, ndoshta, ku i dihet, te tille ndoshta (toalet) do t’i shenderronin ambientet e FFK-se, por, nuk iu dha rasti dhe ngelen vetem ne tentative