Agim Ademi uron kombëtaren U21 për fitoren

Statusi i plotë i Agim Ademit në facebook:

Kombëtarja U21 triumfoi 3:1 kundër Izraelit në ndeshjen e sotme në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” që u zhvillua në “Zahir Pajaziti”. Kjo është fitorja e dytë e Dardanëve të rinj në këtë cikël kualifikues.

Përgëzoj djemtë për paraqitjen në këtë ndeshje dhe për fitoren e arritur. Po ashtu, përgëzoj edhe stafin në krye me përzgjedhësin Afrim Tovërlani.

Shpresoj që sot të kemi fitore edhe për Kombëtaren U19 dhe për Kombëtaren A.
????????⚽

#BashkëPërKosovën
#BashkëPërFutbollin