Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT po proteston para Qeverisë së Kosovës.
Ata po shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar, raporton Insajderi.
Protesta ka nisur në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.
Këta policë në protestë nuk i kanë marrë armët me vete ndërsa shihen se kanë vendosur maska dhe kanë veshur uniformat.