Samir Ujkani mbyll karrierën: Kam qenë me shumë fat që kam përjetuar një eksperiencë unike dhe të mrekullueshme

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka vendosur t’i japë fund karrierës në moshën 35-vjeçe. Kapiteni i Dardanëve, i cili ka pasur një karrierë të bujshme, vendimin e ka bërë publik sot përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai e nisi karrierën si senior në vitin 2007 në skuadrën e Palermos, derisa gjatë karrierës luajti edhe në Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa, Cremonese, Çaykur Rizespor, Torino dhe së fundi Empoli. Samir Ujkani ishte pjesë e Kombëtares që nga ditët e para pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, ku realizoi 35 paraqitje në fanellën dardane. Ai para anëtarësimit të Kosovës dha kontributin e tij edhe në fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, ku regjistroi 20 paraqitje.