Agim Ademi shpreh mirënjohje për ish-sulmuesin Albert Bunjaku

Agim Ademi pak para ndeshjes shumë të rëndësishme të Kosovës me Zvicren, nuk e ka lënë pa shorehur mirënjohjen e tij dhe respektin e madh perpër ish-sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, përcjell kolonamedia.info.

Ai ka shkruar në llogarinë zyrtare në facebook se Kosova nuk I harron ata që kanë dhënë komtributin e tyre në fanellën Dardanelle.

Statusi i plotë i Agim Ademit:

Kosova nuk i harron të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në fanellën dardane.

Mirënjohje e respekt për ish-sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, i cili do të mbetet në analet e historisë së futbollit për golin e parë të Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

#BashkëPërFutbollin