Presidenti i FFK-së, Ademi në Sidney me ftesë të presidentit të FIFA-s, Infantino

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka udhëtuar në Australinë, ku do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës për femra që zhvillohet ndërmjet Anglisë e Spanjës.

“Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino po qëndroj në Australinë e largët, por shumë të veçantë, për të ndjekur ndeshjen finale të Kupës së Botës për femra, Spanjë-Angli si dhe për të marrë pjesë në Konventën e FIFA-s”, ka shkryar ndër të tjera Ademi.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Mirëmëngjesi nga Sydney!

Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino po qëndroj në Australinë e largët, por shumë të veçantë, për të ndjekur ndeshjen finale të Kupës së Botës për femra, Spanjë-Angli si dhe për të marrë pjesë në Konventën e FIFA-s.

Botërori në Zelandë dhe Australi solli lojëra tejet cilësore e emocionuese dhe interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve, duke dëshmuar rritjen e madhe që ka bërë viteve të fundit futbolli i femrave.

Ju dëshiroj ditë të mbarë dhe ju ftoj që të dielën ta ndiqni këtë finale të madhe të Botërorit, e cila zhvillohet në orën 12:00, sipas kohës lokale në Kosovë.