Capital T dhe Akon në mes të Prishtinës, një “Smack that” që do mbahet mend gjatë!

Koncerti madhështor i Capital T “Time Capsule II”, në Prishtinë shënjoi një gjurmë historike në karrierën e tij, por edhe në muzikën shqiptare.

Së bashku me disa prej këngëtarëve më mirë shqiptarë ai u ngjit në skenë dhe publiku nuk mund të ishte më i emocionuar se aq.

Por nuk është ishte e gjitha.

Foto: Screenshot/Instagram

Lajmi se në koncert do të ishte këngëtari me famë botërore Akon bëri që emocionet të arrinin kulmin.

Nuk u bë vonë, sepse Akon ftoi Capital T në skenë dhe këngës “Smack that” i dhanë një dimension tjetër.

Po, 11 gushti do të mbahet mend si dita kur djali i qytetit të Prishtinës e “dogji” qytetin dhe historia shkruhet nën tingujt e muzikës.