Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka thënë se plani prej 5pikash në letrën dërguar Përfaqësuesit të Lartë nga kryeministri, Albin Kurti dështon që të adresojë në mënyrë adekuate disa elemente që kanë nxitur dhe janë shkaktar rrënjësor të kësaj krize.
Ai tha se përkundër thirrjeve të vazhdueshme kryeministri Kurti deri tani ka dështuar që të ndërmarr veprime vendimtare dhe aksione për të shtendosur situatën.
“Gjatë ditëve dhe javëve të kaluara ka pasur kontakte intensive të nivelit të lartë në BE dhe me aleatët tanë dhe me partnerët nga të dyja anët për të gjetur rrugën për të tejkaluar status quo në Kosovë. Ne jemi sërish në një situatë, dhe ngjarjet dje kanë treguar dhe dëshmuar se nuk ka shtendosje dhe se përshkallëzimi po vazhdon. Ne themi se kjo status-quo duhet të tejkalohet dhe duhet të lëvizim nga një menaxhim krizash drejt një procesi të qëndrueshëm dhe qetësia duhet të vendoset në veriun e Kosovës. Por përkundër thirrjeve të vazhdueshme kryeministri Kurti deri tani ka dështuar që të ndërmarr veprime vendimtare dhe aksione për të shtendosur situatën. Plani I tij prej 5pikash në letrën dërguar Përfaqësuesit të Lartë dështon që të adresojë në mënyrë adekuate disa elemente që kanë nxitur dhe janë shkaktar rrënjësor të kësaj krize dhe për të cilat ne presim që ai t’i adresojë me urgjencë dhe me masa vendimtare. “, tha Stano.