Presidenti i FFK-së e përgëzon kapitenin e kombëtares

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes llogaris së tij sociale në Instagram ka përgëzuar kapitenin e kombëtares, Amir Rrahmanin për sukseset e arritura, përcjell kolonamedia.info.

Kështu ka shkruar në instagram Ademi:

Urimet më të sinqerta per titullin e kampionit në Serie A, kapiten Amir Rrahmani.

Ju e keni udhëhequr ekipin tuaj S.S.C Napoli, në një sezon të jashtëzakonshëm.

Suksesi juaj është deshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhshme së palodhshme që keni bërë ndër vitr.

Në emër të komunitetit të futbollit nê Kosovë, ju përgëzoj për këtë sukses dhe ju falenderoj për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në ekipen tonë kombëtare.

Kam shpresa të mëdha se suksesin e radhës do ta festojmë së bashku në fanellën dardane.

Krenohemi me arritjet tuaja dhe ju dëshirojme edhe shumë trofe tjera në karrierë.

Shihemi së shpejti për dy ndeshjet e rëndësishme të qërshorit kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë me fitore” ka shkruar Agim Ademi.