Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e shtune parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.
Sipas institutit, vranësirat në orët e vona parashihen që vende –vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.Në fushat termike parashihet të ketë rënie të lehta. Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.