Agim Ademi pas takimit me ambasadorin e Suedisë tregon se Kosovare Asllani do të vijë në Kosovë

I pari i FFK-së Agim Ademi ka pritur ambasadorin suedez Jonas Westerlund. Ata kane biseduar për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve ndërsa janë dakorduar që në Kosovë me 17 shkurt te vijë Kosovare Asllani, futbollistja shqiptare me famë botërore si ambasadore e UNICEF-it. Këtë e ka treguar përmes rrjeteve sociale Agim Ademi, shkruan kolonamedia.info.

“Me kënaqësi prita në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, në selinë e FFK-së. Gjatë këtij takimi diskutuam për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe për ardhjen e futbollistes me famë botërore, Kosovare Asllani, me misionin të UNICEF-it.

Futbollistja me prejardhje nga Kosova është ambasadore e shpresës së mirë të UNICEF-it dhe do të jetë në Kosovë më 17 shkurt.
UNICEF-i, bashkë me Ambasadën Suedeze dhe FFK-në do të organizojnë pritjen për futbollisten e Kombëtares suedeze, e cila luan për skuadrën e Milanit dhe më parë ishte pjesë e Real Madridit.

Ajo do të qëndrojë në Kosovë për disa orë sipas agjendës dhe protokollit të UNICEF-it.”, ka shkruar Presidenti i FFK-së./kolonamedia.info