Pas SHBA-ve, edhe Gjermania ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Këtë kërkesë e ka parashtruar me anë të një postimi në Twitter, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ai ka thënë se pajtohet me kërkesën e amerikanëve se zgjedhjet duhet të shtyhen dhe se situata aktuale nuk premton mbarëvajtje të tyre.
“Jam dakord me kolegun tim amerikan që zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e qartë se situata aktuale nuk është e favorshme për mbajtjen e tyre tani”, ka shkruar ai.