Ata dikur gëzonin raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për reperët e njohur shqiptarë, Arkimed Lushaj – Stresi dhe Getoar Selimi.
Të njëjtit kanë qenë gjithnjë të afërt, derisa në një moment u përfshinë edhe në ‘diss’-a.
E së fundmi Stresi në Big Brother VIP Kosova ka treguar se ngeli shumë i zhgënjyer nga Geti.
E tutje gjatë bisedës me banorët e tjerë, 36-vjeçari thekson që nuk ka shok besnik në ditët e sotme.
“Unë kam kaluar shumë në jetë. Ekstrem ekstrem. Kam provuar shoqëri. Kam menduar që Geti nuk ka dost më të ngushtë se Geti. E kam lënë shpirtin për të. Kam lënë gjithçka. Tjetër kategori po. Unë po mendoj sot nuk ka shok besnik përveç vëllait”, u shpreh ai.
“Një shok i yti mund të rrij me ty pesë vite vetëm për një qëllim. Mua më ka vërtetuar jeta që sot për sot unë asnjë shok nuk e kam. Kam shokë të ngushtë, por vjen jeta që ka me prish këtë dyqysh. Që dikur ka me ta thy zemrën”, thotë tutje artisti.
Big Brother VIP Kosova filloi të hënën (5 dhjetor) dhe konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.