Rohde pas sulmeve në veri: Zero tolerancë ndaj dhunës

 

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas sulmeve të djeshme në objektin e KKZ-së veri të vendit, të cilat i ka quajtur të papranueshme.

“Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente.”, ka shkruar ai në Twitter, duke shprehur mbështetje për demonstratat paqësore e siç ka shtuar ai, zero tolerancë ndaj dhunës.

Të martën, në veri të vendit ka pasur të shtëna dhe shpërthime nga strukturat ilegale serbe, ku pritej të bëhej zëvendësimi i zyrtarëve të KQZ-së.