Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u emërua “Personi i Vitit” nga revista “Time” të mërkurën në shenjë mirënjohjeje për udhëheqjen e tij gjatë luftës së vendit të tij kundër Rusisë.
Revista njohu gjithashtu “shpirtin e Ukrainës”, duke treguar qëndrueshmërinë e vendit në luftë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Kjo shënon hapin e fundit në një ngjitje të jashtëzakonshme të Zelenskyt të katapultuar nga një karrierë si humorist televiziv, fillimisht në presidencë në 2019 dhe më pas, këtë vit, në statusin e një lideri.
“Suksesi i Zelensky si udhëheqës është mbështetur në faktin se guximi është ngjitës. Ai u përhap përmes lidershipit politik të Ukrainës në ditët e para të pushtimit, pasi të gjithë e kuptuan se presidenti nuk ishte larguar”, tha reporteri i “Time”, Simon Shuster.
Forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe Volodymyr refuzoi të largohej nga Kievi.
“Lufta është këtu. Unë kam nevojë për armë, jo për një udhëtim”, tha Zelenskyy sipas një postimi në Twitter që ishte shpërndarë nga Ambasada e Ukrainës në Britani të Madhe më 26 shkurt.
Dy ditë më parë, ai u shpall “Njeriu i Vitit” në gazetën britanike Financial Times, e cila po ashtu i kushtoi presidentit ukrainas një artikull të gjatë.