Një prishtinas është ankuar në polici se është kërcënuar me vrasje dhe i janë kërkuar 100 mijë euro.
E gjithë kjo sipas viktimës, kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një kontrate prone.
Policia bëri të ditur se rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 05.12.2022 – 17:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontrate prone, përmes telefoni është kanosur me vrasje dhe me detyrim duke i kërkuar një shumë parash prej 100 mijë € nga një i dyshuar mashkull. Rasti vazhdon të hetohet.