Një vit nga marrja e mandatit, Përparim Rama: Do t’i kapërcejmë të gjitha për rrugën e duhur të projekteve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për drejtimin e komunës për një vit radhazi.
Rama tha se fillimet janë plot sfida, e të cilat vetëm ndërmjet dedikimit, energjisë dhe punës së pandalshme të gjithë ekipit, do të kapërcehen.

Ai tha gjithashtu se të gjitha do të vihen në rrugën e duhur, si projektet dhe planet për transformimin e Kryeqytetit dhe përmirësimin e jetë së gjithsecilit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Udhëtuam plot një vit së bashku prej ditës që ma dhatë votëbesimin për të qenë kryetar i Kryeqytetit.

Fillimet janë plot sfida, të cilat vetëm nëpërmjet dedikimit, energjisë dhe punës së pandalshme të krejt ekipit, do t’i kapërcejmë, e të vëmë në rrugën e duhur projektet dhe planet për transformimin e Kryeqytetit dhe përmirësimin e jetës së gjithësecilit.

Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme ?.