Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave.
Këto zgjedhje të cilat do të mbahen më 18 dhjetor janë në kuadër të komunës së: Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Ndërsa kjo është renditja sipas shortit të hedhur sot nga KQZ:
Iniciativa Qytetare Mitrovica – 111
Partia Demokratike e Kosovës – 112
Partija Kosovskih Srba – 113
Kandidatja e pavarur – 114
Lëvizja Vetëvendosje – 115
Ndryshe komunat e lartcekura kanë mbetur pa kryetarë qysh në fillim të muajit nëntor. Kjo ndodhi për shkak të se të njëjtit dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për kërkesën e riregjistrimit të veturave me targa ilegale serbe në targa të rregullta RKS.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bazuar në Ligjin për zgjedhjet, shpalli 18 dhjetorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.