Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se pas negociatave Kosovë- Gjermani, pala gjermane është zotuar që do ta vazhdojë mbështetjen financiare ndaj Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro për periudhën 2022-2023.
Me anë të një njoftimi nga MFPT-ja janë bërë të ditur se cilat do të jenë prioritetet e bashkëpunimit.
“Me këtë zotim, mbështetja gjermane për bashkëpunim zhvillimor arrin shumën prej 64.42 milionë euro që nga dhjetori 2020, kur edhe janë mbajtur negociatat e fundit qeveritare. Duke u pajtuar për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit zhvillimor, Kosova dhe Gjermania do t’i adresojnë së bashku sfidat kryesore të së ardhmes. Prioritetet e bashkëpunimit zhvillimor përfshijnë: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, trajnimin dhe punësimin, ndryshimet klimatike dhe energjinë, tranzicionin e drejtë dhe qeverisjen e mirë.”, thuhet në njoftim.
Ambasadori Rohde u shpreh se “sot të dyja vendet tona po hapin një kapitull të ri të partneritetit tonë të palëkundur për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Me këtë ne mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.”
Po ashtu, ministri Murati falënderoi të dy delegacionet dhe theksoi se “Gjermania ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetëse e vazhdueshme e zhvillimit tonë për më shumë se 20 vjet.