Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke qëndruar sot në Tiranë.
Vuçiq po merr pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.
I pari i Serbisë ka publikuar edhe një fotografi të realizuar bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Dyshja shihen të ulur në një tavolinë duke biseduar me njëri-tjetrin, meqë rast Vuçiq e quajti mik Ramën.
“Po flisja me mikun tim Edi Rama për nismën Open Balkans dhe çështjet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai në Instagram.