Rita Ora ka marrë vëmendjen me veshjen e saj në “British Fashion Awards”.
Me një fustan të kuq krejtësisht transparent, Rita bëri veshjen e guximshme në këtë ngjarje të madhe.
Për veshjen e Ritës u përkujdes një shqiptare tjetër, kreatorja Nensi Dojaka, e cila poashtu ishte e nominuar për çmimin e fondacionit “BFC”.