Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 359 gjoba trafiku.
Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 11 aksidente trafiku me të lënduar, 13 me dëme materiale dhe asnjë aksident me fatalitet.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë të njëjtës kohë janë arrestuar 16 persona dhe 14 janë dërguar në mbajtje.