FIFA mund ta hetojë, ja çfarë rrezikon Granit Xhaka në ndeshjen me Portugalinë

Një lajm i keq mund të peshojë shumë në botërorin e Zvicrës pasi Granit Xhaka mund të vendoset në qëndër të hetimit nga disiplina e FIFA-s për gjestet e tij në ndeshjen me Serbinë.

Sipas “Bild.de”, lojtari me origjinë shqiptare që u vu në shënjestër të serbëve, mendohet se i provokoi ata në lidhje me një skandal seksual që ka plasur në kampin e skuadrës ballkanase ku mendohet se Vlahovic ka nisur një histori me bashkëshorten e portierit të dytë.

Në këtë mënyrë, Xhaka mendohet se i është referuar këtyre zërave duke ngjallur zemërimin e lojtarëve serbë që e sulmuan. Gjithsesi, tashmë është FIFA që duhet të thotë fjalën e fundit.