Prezantuesja e famshme botërore, Ellen DeGeneres ka festuar përvjetorin e 18 më bashkëshorten e saj, Portia de Rossi. Ato u martuan në vitin 2008 dhe kanë 14 vit martesë së bashku.
“Sot është përvjetori ynë i 18-të. Bie në dashuri me të çdo ditë e më shumë. Jam shumë mirënjohës për dashurinë e saj”, ka shkruar Ellen.
Ellen së fundmi ka hjekur dorë nga prezantimi, pas një periudhe shumë vjeçare.
Pas 19 sezone ajo u shpreh “Dy vjet më parë, nënshkrova një marrëveshje për tre vjet të tjera dhe gjithmonë e dija në zemrën time se sezoni 19 do të ishte i fundit”.
DeGeneres, ka theksuar se ka arritur 3000 episode, ndërsa vazhdoi të shpjegonte vendimin e saj për t’i dhënë fund emisionit, i cili u shfaq premierë në 2003.