Para së gjithash, është e rëndësishme të përcaktoni nuancën e nevojshme të skuqjes.
Nëse jeni një prej tyre dhe vazhdimisht “kopjoni” yjet e Hollywoodit, atëherë këshillat e stilistes Fern Madden, se si ta arrini këtë me sukses, do të jenë jashtëzakonisht të dobishme.
Ajo që fillimisht duhet të mendoni është zgjedhja e nuancave të duhura të skuqjes, e cila duhet të jetë më e ngjashme me tenin tuaj.
Nëse keni lëkurë të shkëlqyer, zgjidhni nuancën karamele më të çelë, ndërsa për lëkurë më të errët duhet të zgjidhni për një apo dy nuanca se teni juaj, transmeton Telegrafi.
Më pas, pluhurosni furçën me produktin dhe shkundni butësisht tepricën në pjesën e sipërme të pëllëmbës. Kështu eliminoni tepricën e pluhurit i cili do të dukej “tepër i rëndë” në fytyrë.
Hapat le të jenë të ngadalshëm dhe të lehtë, ideja është të dukeni natyrale.
Tërhiqni faqet në mënyrë që saktësisht të definoni ku i keni mollëzat (kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me një fytyrë ovale dhe më të plotë) më pas aplikojeni produktin me lëvizje të vogla një centimetër poshtë mollëzave për t’i nxjerrë në pah dhe “i zbrazur” ato.
Krahasoni gjithmonë anën e majtë dhe të djathtë në pasqyrë, për t’u siguruar që ato janë të theksuara njësoj. Vetëm atëherë kthehuni dhe aplikoni një shtresë tjetër nëse është e nevojshme. Ndërtoni nuancat gradualisht.