AGK telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Seremb Gjergji

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për vdekjen e ish-gazetarit, Seremb Gjergji.

Në telegramin e ngushëllimi të AGK-së thuhet se me dhimbje dhe pikëllim të thellë kanë pranuar lajmin për vdekjen e kolegut, gazetarit të mirënjohur, Seremb Gjergji.

“Vdekjen e Gjergjit në moshën 47-vjeçare, e kanë bërë të ditur familjarët e tij në mediet sociale.

Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para luftës në Kosovë, ku ka vazhduar veprimtarinë e tij profesionale edhe pas luftës në disa mediume.

Kontributin dhe përkushtimin që gazetari Gjergji pati për gazetarinë, e vlerësojmë lartë, njëherësh u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në telegram.