Pozita kundër, nuk kalon rezoluta e AAK-së për situatën e krijuar në vend

Rezoluta e AAK-së për masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend, s’ka kaluar në Kuvend.
Me 42 vota kundër, 21 pro dhe një abstenim ka dështuar të miratohet rezoluta.

Në votim morën pjesë 64 deputetë nga 77 sa ishin në sallë.

Kryetari Glauk Konjufca ka mbyllë punimet e interpelancës së sotme, raporton EO.

“Kuorum kemi pasë, s’miratohet. I mbyllim edhe punimet e kësaj interpelance dhe menjëherë kalojmë te seanca tjetër”.