Kryediplomati çek pas vendimit për vizat për Kosovën: Bëmë një hap të rëndësishëm

Závěrečný den neformálního zasedání ministrů zahraničí zemí EU. 31. srpna 2022, Praha. Český ministr Jan Lipavský.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë ranë dakord sot për mandatin e Këshillit për të negociuar rregulloren për udhëtimin pa viza për kosovarët.
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, ka thënë se në bazë të këtij mandati, Presidenca çeke do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës. Tani besojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë shpejt një marrëveshje me Parlamentin Evropian, për ta kthyer këtë premtim në realitet. Liberalizimi i vizave u mundësua nga fokusi i Kosovës në forcimin e mbrojtjes së kufijve, menaxhimit të migracionit dhe sigurisë. Ne kemi besim se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen”, deklaroi Lipavsky.

Sipas qëndrimit të Këshillit, liberalizimi i vizave do të zbatohet nga data e funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast më së voni nga 1 janari 2024.