Bislimi: Prokurorët dhe gjyqtarët kishin paga më të larta se kryeministri, çuditem se gjyqësori i thirrur në drejtësi nuk reagoi

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim për ulje të pagave në sektorin e drejtësisë.
Saktësisht, Qeveria vendosi që të ulë pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend.

Kësisoj, Qeveria Kurti vendosi që të tërheq vendimin e marrë më parë nga Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Kurse sot, zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, sot theksoi se në rast se vendimi i Qeverisë Kurti është arbitrar siç po thuhet, i tillë ishte edhe ai që ishte marrë më parë nga Qeveria e Haradinajt.

“Pra ne vetëm e kemi zhbë një dëm që është bërë më përpara, pra e kemi tërheq një vendim arbitrar”,tha ai.

Bislimi tha gjithashtu se mendon se secili prej gjyqtarëve dhe prokurorëve ka një kontratë pune ku figurojnë objektivat dhe indikatorët e që s’kanë të bëjnë me pagën, por me qëllimin e punës.

“Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët kanë pas paga më të larta se kryeministri dhe kjo besoj nuk gjendet në asnjë vend të botës. Gjyqësori që është i thirrur për drejtësi më vie çudi që s’kanë reaguar për rritje të pagave në mënyrë arbitrare, për të thënë se nuk është në rregull me pas pagë të tillë”,theksoi ai.