Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti një person është lënduar rëndë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani theksoi se në aksident të përfshira ishin dy automjete.
“Sot me datë 30.11.2022 rreth orës 07.30 në rrugën nacionale Gjilan- Prishtinë afër marketit ”Besniki” ka ndodhur aksident me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident janë të perfshira dy automjete, drejtuesi i njërit automjet me lendime të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor nga Gjilani janë duke i hetuar rrethanat si si ka ardhur deri te aksidenti”, ka thënë Hashani