Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë disa deklarata rreth luftës në Ukrainë, që me shumë gjasë nuk do u pëlqejnë aspak liderëve tjerë evropianë.
Boris Johnson sugjeron që Gjermania dëshironte që lufta të përfundonte shpejt edhe nëse Ukraina duhej të ‘pushtohej’ – dhe se Franca ishte ‘në mohim’ raporton Sky News
Ish-kryeministri ka pohuar se vendet e tjera evropiane kishin pikëpamje shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë, me Gjermaninë që dyshohet se preferonte një humbje të shpejtë të Ukrainës mbi një konflikt të gjatë.
Në komentet që ka të ngjarë të shkaktojnë trazira mes liderëve evropianë, Boris Johnson tha për CNN Portugal: “Kjo gjë ishte një tronditje e madhe… ne mund të shihnim grupet taktike të batalionit rus të grumbulloheshin, por vende të ndryshme kishin perspektiva shumë të ndryshme.
“Pikëpamja gjermane ishte në një fazë se nëse do të ndodhte, gjë që do të ishte një katastrofë, atëherë do të ishte më mirë që e gjithë puna të përfundonte shpejt dhe që Ukraina të përmbytej,” tha ai.
Johnson tha se kishte “të gjitha llojet e arsyeve të shëndosha ekonomike” për këtë qasje, por se ai “nuk mund ta mbështeste” atë.
Ai gjithashtu bëri komente për presidentin francez Emmanuel Macron, i cili kishte udhëhequr përpjekjet e Evropës për të frenuar Vladimir Putinin përmes bisedimeve diplomatike.
“Mos kini dyshim, francezët ishin në mohim deri në momentin e fundit,” tha zoti Johnson.
Ish-kryeministri, i cili shihej si një aleat i ngushtë i Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, theksoi se vendet e BE-së më vonë u mblodhën pas Kievit.