Qytetarët kanë probleme të shumta me të cilat iu duhet të përballen, por të njëjtëve gjatë këtij viti problem iu doli edhe me pajisje të dokumenteve kyçe si: Letërnjoftim, pasaportë dhe patentë-shoferë.
Në të shumtën e rasteve qytetarëve po iu pamundësohet pajisja me dokumente, e gjithnjë me arsyetimin se ka mungesë të materialeve.
Në lidhje me këtë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u deklarua se ndikimi i luftës në Ukrainë dhe agresionit rus ka ndikuar që furnizimi me materialet e nevojshme të jetë mangu.
Por ai tha se në fund të këtij muaji do të furnizohen me këto dokumente.
“Në fund të muajit do të furnizohemi me patentë-shoferë dhe letërnjoftime. E pastaj me pasaporta prej 73 mijë copë”,tha Sveçla.
Tutje ai tha se brenda kontratës ekzistuese kanë bërë kërkesat e nevojshme meqë rast furnitori është arsyetuar me furnizim madhor.
“Në momentin e parë që dokumentet na vinë, ne i procedojmë më tutje. Kurse sa i përket raportit që thatë unë do të kërkojë raport nga Agjencia e Regjistrimit Civil dhe do t’iu njoftoj në ndër kohë”shtoi ai.