Pas betimit, deputetët e rinj të Listës Serbe lëshojnë sallën e Kuvendit

Deputetët e Listës Serbe janë zëvendësuar sot nga deputetët e rinj në kuadër të këtij nacionaliteti.
Deputetët e rinj të Listës Serbe janë betuar sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Por qëndrimi i tyre në këtë seancë nuk zgjati shumë. Me t’u regjistruar dhe pas betimit, deputetët e Listës Serbe kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

Të njëjtit janë parë duke u larguar nga kjo sallë, duke mos qëndruar kështu në zhvillimet e tjera në kuadër të kësaj seance.

Në Kuvendin e Kosovës sot u betuan: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetislav Gjokiq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajloviq, Bilana Makshiq, Milan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq dhe Cvetko Velkoviq nga deputet i partisë GI SPO.