Sot gjatë ditës, në Kuvendin e Kosovës janë regjistruar 10 deputetë të rinj, ku nga ta janë nga Lista Serbe, të cilët zëvendësojnë deputetët që dhanë dorëheqje javë më parë.
Në lidhje me këtë, ka reaguar Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova.
Trajkoviq, përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se deputetët e Listës Serbe, kanë marrë mandatat e tyre, në mënyrë që të pengohet hyrja e saj në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, ajo ka thënë se përmes marrjes së mandatave nga Lista Serbe, nuk po lejohet që komuniteti serb në Kosovë të marrë përfaqësues të vërtetë politikë.
Më tej, në lidhje me këtë kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, ka kërkuar nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq, të dijë se pse u bë kjo kthesë e papritur.
“Sapo më njoftuan se Lista Serbe ka marrë 9 mandate të reja në Kuvendin e Kosovës për të penguar hyrjen time në të dhe për të mos lejuar që komuniteti serb në Kosovë të marrë përfundimisht përfaqësues të vërtetë politikë. Shpjego këtë kthesë të papritur Aleksander Vuçiq”, ka thënë Trajkoviq.